Limaj pajtohet me Kickert, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj priti sot drejtorin politik për çështjet e Evropës dhe ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickertin, me të cilin bashkëbisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend.

Lajme

07/07/2014 21:10

Si njofton Nisma në komunikatën e saj për media, Limaj e ka njoftuar Kickertin për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për zgjedhjet e përgjithshme në vend, të cilat janë përmbyllur me sukses.

Gjithashtu Limaj dhe Kickert kanë folur edhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe të dy janë pajtuar dhe kanë theksuar nevojën që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku të dytë u pajtuan që procesi i dialogut duhet të vazhdojë.