Limaj: Nuk ka asnjë forcë politike që përballet me forcën e qytetarëve

NISMA Socialdemokrate në një tubim në Skënderaj ka prezantuar kandidatët për deputetë nga kjo komunë.

Lajme

15/09/2019 18:22

Me këtë rast në një fjalim para anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të NISMA-s në Skënderaj, kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga kjo degë mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nisma duhet të tregoj rezultate më 6 tetor. Ne moton e kemi “Bashkë për Shtetin.” Të gjithë, kandidatët, rinia dhe gruaja e Nismas Socialdemokrate. “Bashke për Shtetin” edhe me kandidatin per kryeminister Fatmir Limaj”.

Krasniqi shtoi se asnjë nga kandidatët e tjerë për kryeministër nuk i plotëson kushtet për të udhëhequr me vendin.

“Asnjë nga kandidatët e tjerë nuk i plotëson kriteret për të fituar garën, asnjë nga kandidatët e tjerë nuk i plotëson kriteret për ti bërë bashkë forcat politike në Kosovë. Bashke per shtetin. Secili nga aktivistët të shtrijë vizionit dhe politikat e socialdemokracisë tek secili qytetar. Vetëm NISMA do ta bëje secilin qytetar të ndihet mirë. Rinia duhet ta sheh perspektivën në atdheun tonë. Gjithë luftën politike ta bëjnë me kundershtarët politik. Vota për Nismën na nevojitet të gjithëve. Gara do të jetë e ashpër. Fitorja duhet të jetë e madhe”.

Para të pranishmëve foli edhe kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, i cili tha se kandidatët e Skënderajt e ndërlidhin më së miri historinë e vendit dhe Skënderajt.

“Kandidatët e Skënderajt që janë përzgjedhur e ndërlidhin më së miri historinë e vendit dhe Skënderajt. Në mesin tonë kemi një aktiviste të orëve të para për liri. E kemi bashkëshorten e një nga luftëtarët më të fortë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha.

Kjo listë është e ndërlidhur nga gjitha gjeneratat dhe rininë. Skënderaj dhe Drenica ka votuar shumë dhe shpesh. Por jo rrallë vota ka shkuar jo ku duhet. Jemi në zemrën e Kosovës. Jemi në vendlindjen e komandandatit Adem Jashari. Gjithmonë nisën më pak e përfundon më shumë. Sikur lufta e Adem Jasharit që ka nisur me disa djem, dhe ka lëshuar zërin e kushtrimit të fitores.

Limaj theksoi se nuk ka forcë politike që përballet me forcën e qytetarëve.

“Nëse në të gjithë ngrihemi në këmbë, dhe ju bëjmë argat nuk ka forcë politike që përballet me forcën e qytetarëve.Të gjithëve kandidatëve për kryeministër. Ejani matemi para qytetarëve edhe e shohim kush fiton. Le ta japin qytetarët përgjigjen. Si do të përballemi me temat e qeverisjës”.

Limaj shtoi se nuk mjafton vetëm të kesh dëshirë për tu bërë kryeministër, kandidatët duhet të kenë edhe përgjegjësi.

“Nuk është vetëm deshirë të jesh kryeministër.” Kandidatët e Skenderajt që janë përzgjedhur e nderlidhin më së miri historinë e vendit dhe Skënderajt. Në mesin tonë kemi një aktiviste të orëve të para për liri. E kemi bashkëshorten e një nga luftëtaret më të fortë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha.

Kjo listë është e ndërlidhur nga gjitha gjeneratat dhe rininë. Skenderaj dhe Drenice ka votuar shumë dhe shpesh. Por jo rrallë vota ka shkuar jo ku duhet. Jemi në zemrën e Kosovës. Jemi në vendlindjen e komandandatit Adem Jashari. Gjithmonë nisen me pak e përfundon me shumë. Sikur lufta e Adem Jasharit që ka nisur me disa djem, dhe ka lëshuar zërin e kushtrimit te fitores.Limaj ndër të tjera tha se nuk ka forcë politike që përballet me forcën e qytetarëve.

“Nëse në të gjithë ngritemi në këmbë, dhe ju bëjmë argat nuk ka forcë politike që përballet me forcën e qytetarëve.Të gjithëve kandidatëve për kryeministër. Ejani matemi para qytetarëve edhe e shohim kush fiton. Le ta japin qytetarët përgjigjën. Si do të përballemi me temat e qeverisjes.”

Limaj shtoi se nuk mjafton vetëm të kesh dëshirë për tu bërë kryeministër, kandidatët duhet të kenë edhe përgjegjësi.

“Nuk është vetëm dëshire të jesh kryeministër. Duhet te kesh përgjegjësi. Nuk duhet të jetë puna e parë pozita e kryeministrit. Njerëzit që konkurrojnë për tu bërë kryeministër, nuk duhet të shajnë të tjerët kur bëhen kryeministër. Duhet të kryhen detyra dhe merren vendime. Nuk është vendi për tu bëre me gisht kah të tjerët. Ka kandidat për kryeministër që nuk ka marr asnjë vendim, jo politik por as personal. Ka kandidat që thotë unë e kam partine e madhe dhe i fitoj zgjedhjet, atëherë leje partinë ti fitoj vetë mos kandido fare. Kam pasur fatin të jem në pjesën e vendimmarrjes për vendin. Kam mësuar shumë nga njerëzit e mençur të këtij vendi. Kam parë sesa është vështirë të merren vendime, si në luftë ashtu edhe pas lufte. Një pjesë e madhe e kandidatëve nuk e dinë as si është ndërtuar shteti. Disa prej tyre edhe e kanë sharë shtetin. Nuk kemi luks për të bërë shaka. Herët i keni shpalosur dëshirat. Është koha e NISMA-s. NISMA do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit.”

Kandidatët për deputetë nga Dega e NISMA-s në Skënderaj janë :Merita Dervishi, Xhevdet Smakiqi, Sanije Rexha, Astrit Gjinovci, Egzona Muharremi.