Limaj njofton Metën për takimin e djeshëm të dy qeverive në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në Shqipëri zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj. Ata kanë diskutuar për një sërë problemesh.

Lajme

21/05/2019 16:14

“Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona”.

“Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.

Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret”.

“Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në Facebook.