Limaj: Nisma aktualisht ka 5.5 për qind, të mos procesohen votat e parregullta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesimin e votave të parregullta.

Lajme

23/10/2019 18:01

“Ajo që na ka shqetësuar është që tentimi përmes të votave të parregullta, dhe tentimi për të deformuar vullnetin e qytetarëve”, tha Limaj.

Ai gjithashtu është shprehur se Nisma ka aktualisht 5.5 për qind të votave.

“Unë dua t’i lajmëroj qytetarët e Kosovës, t’iu them që aktualisht Nisma dhe koalicioni ka 5.5 përqind të votave dhe tentimet e sotme që votat e parregullta të kthehen dhe të rikonsiderohen është tentim për deformim të vullnetit të qytetarëve”, tha Limaj.

Limaj ka apeluar institucionet të mos procesojnë votat e parregullta.

“Apeli im është të mos veprohet kundër ligjit, të mos procesohen votat e parregullta sepse kjo ndikon në integritetin e procesit zgjedhor”, tha Limaj. /Lajmi.net/