Limaj: Mbështesim projektligjin për Trepçën, por të shikohen vërejtjet e deputetëve

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se përkrah unanimisht projektligjin për kombinatin “Trepça.

Lajme

07/10/2016 16:53

Ndërkohë ka ftuar që në leximin e dytë ky projektligj ta merr votën e të gjithë deputetëve. Madje ai ka shtuar se projektligji i para dhjetë muajve në krahasim me këtë të sodit, është shumë ndryshe.

“Të gjithë që jemi në sallë pajtohemi me një fakt që nëse e krahasojmë një tentativë para dhjetë muajve për Trepçën dhe sot, është një dallim i madh. 10 muaj më parë ishte që mos te lejohej një variant i projektligjit të tillë ku praktikisht duhet të hiqej dorë nga Trepça.

Si rezultat i atij kundërshtimi para 10 muajve shihet se qeveria ka ngecur dhe ka ardhë me një projektligj shuam ndryshe nga ai që ka qenë para dhjetë muajve. Në sot parimisht e mbështesim këtë ligj”, ka sqaruar Limaj.

Por përsëri, sipas tij,  edhe këtu kërkohet bashkëpunim.

Limaj shpjegon se është duke u folur për një temë nacionale, pasi siç vlerëson ai, ajo nuk është e një Parlamenti për një mandat por është pasuri e Kosovës dhe si e tillë duhet krijohen hapësira që të jepen kritika nga secili grup parlamentar.

“Vërejtjet të cilat i kanë grupet parlamentare, amandamentet të cilat ata dojnë t’i trajtojnë të shikohen mire dhë të përimiësohen gabimet, dualizmat, të tërhiqen gjërat e panevojshme në këtë ligj. Ajo që e kemi të pqartë në këtë projeltigj është çështja e aseteve”, tha Limaj.

Ai ka kërkuar që saktësisht në këtë ligj të përfshihen  asetet e Trepcës. “Ose  të renditen një nga një ose të thuhet të gjitha asete që i ka pasur ish ndërmarrja Trepça kalojnë në këtë ndërmarrje të re, pastaj të thuhet se çfarë bohet me ato asete të jashtme të saj./Lajmi.net