Limaj: Listat për të akuzuarit nga Specialja, sport i këndshëm për disa

Me të kaluar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës, në opinion filluan të dalin emrat e të akuzuarve të mundshëm.

Lajme

04/08/2015 14:59

Në mesin e tyre është edhe emri i Fatmir Limajt, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Limaj për Radio Dukagjinin publikimin e listave të tilla e quajti sport të këndshëm për ata që merren me këtë çështje.

“Ky është tashti një sport shumë i këndshëm për njerëzit që dëshirojnë të merren me këtë punë dhe këtu nuk kam asnjë koment, as që më interesojnë fare këto komente që bëhen”, tha Limaj

Ai thotë se i intereson fakti që ata që kanë votuar tërë jetën do të ndihen të turpëruar, ndërsa ata që kanë pritje në këtë drejtim do të ndihen të zhgënjyer nga ajo që ndodhi dje.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se  Kosova ka treguar dje se është larg të jetë shtet, vend që kultivon vlerat e veta.