Limaj: Legjitimiteti nuk kthehet përmes tavolinave

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj thotë se koalicioni qeverisës nuk mund ta kthej “legjitimitetin e humbur” përmes tavolinave- sikurse ajo e sotme te Presidentja,

Lajme

08/02/2016 19:57

Limaj thotë se sa më shpejt që qeveria të dorëhiqet aq më shpejt vendi do të dal nga kriza, raporton lajmi.net.

Postimi i plotë i Fatmir Limajt:

Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike.

Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale.

Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetve dhe protestusve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hudhen, e të fillojmë të bëhemi sikur ska ndodh asgjë.

Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës.

  1. L