Limaj: Kam një ton e gjysmë dokumente nga proceset gjyqësore që i kam kaluar

Kreu i Nismës Social-demokrate, Fatmir Limaj, ka folur për vitet e kaluara nëpër procese gjyqësore.

Lajme

24/10/2020 21:50

“Unë jam njëri nga ushtarët e UÇK-së, që kam kaluar më së shumti vite pas lufte nëpër procese gjyqësore, diku 14 vite kam qenë nëpër procese”, ka thënë Limaj në Kanal10.

Tutje, ai ka thënë se deri më tani ka diku një ton e gjysmë dokumente nga të gjitha proceset gjyqësore, të cilat i ka ruajtur.

“Besoj që diku një ton e gjysmë dokumentacion kam vetëm nga proceset gjyqësore, të gjitha së bashku”, ka thënë Limaj.