Limaj i quan “argatë të Kurtit” ministrat: Ky duhet me dhanë dorëheqje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, në 2 vjetorin e votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Në një intervistë për lajmi.net, ai thotë se kjo qeveri, nuk po punon asgjë, duke kritikuar kështu edhe qasjen e saj ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan lajmi.net. “Ne kemi qeveri…

Lajme

22/03/2023 14:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, në 2 vjetorin e votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për lajmi.net, ai thotë se kjo qeveri, nuk po punon asgjë, duke kritikuar kështu edhe qasjen e saj ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan lajmi.net.

“Ne kemi qeveri tërësisht jo-serioze, që nuk di çka është shteti dhe prioriteti. Qeveri drejtohet nga një njeri dhe të tjerët janë argatë të tij dhe fatkeqësisht asgjë dhe në asnjë hap nuk kanë tentuar të ndihmojnë aty ku thoni ju(Për krerët e UÇK-së). Kurti duhet të largohet dhe të jap dorëheqje për dështimet dhe mashtrimet e tij. Kurti është dashur të jap dorëheqje para marrëveshjes. A është ky që thojke s’di çka është presioni, kom qejf me pa qysh është presioni”, thotë ai.

Sipas Limajt, nga Kurtit duhet të pritet llogaridhënie, dhe në këtë formë e vetmja llogaridhënie është dorëheqja e Kurtit. /Lajmi.net/