Limaj fton të rinjtë: Mësoni, merrni zanate e punën ua gjejmë ne
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajt takim me të rinjtë e Drenasit dhe Skenderajt.
Lajme
Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma Social Demokrate, Jakup Krasniqi, u tha të rinjve ta shfrytëzojnë moshën dhe energjitë, dhe të jenë solidarë, ndërsa shpalosi parimet e Nismës, sipas tij, liria, drejtësia, barazia dhe solidariteti, raporton Ekonomia Online.
“Në rend të parë ne flamurin e nismës është liria, drejtësia, barazia dhe solidariteti. Për të gjitha këto çështje njerëzit në Kosovë kanë nevoja të përditshme. Liria është ajo që nuk fitohet vetëm një herë, por fitohet një here në raport me armikun, por liria mbrohet çdo ditë. Lufta jonë duhet të jetë për liri te përditshme, për liri në konkurrencë, në punë, liri që secilit i duhet dhe secili duhet ta mbrojë. Solidariteti, ne të gjithë dëshirojmë të jemi solidarë. Në saje të solidariteti e kemi fituar lirinë. Koha është që ne të jemi solidarë me njëri tjetrin. Po kërkoj nga të rinjtë se është krejt normale që gjenerata e re të ketë ndjenjën e solidariteti më shukë se çdo moshë tjetër”, tha Krasniqi.
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u drejtua sërish të rinjve për aftësim profesional dhe vetëpunësim.
“Në këtë botë marre është me rrejt, nuk është marre me punu. Nuk ka gjë më të mirë se me i shërbyer vendit. Nëse nuk jeni për profesione të caktime, çohuni merreni nga një zanat. Bashkohuni hajde merreni nga një zanat, ne iu mbështesim. Kemi kudo që iu vjen më afër, pa asnjë cent, shteti iu mbështet, ne iu mbështesim. Ajo që po kërkojmë nga ju, ju që keni vendosë, provoni me këtë arsim që po iu them unë, ne e kemi detyrë me iu përcjellë me gjete vendin e punës. Nuk e dallon një djalë më të mirë a më të keq, kush kryen shkollë”, tha Limaj.
Kreu i Nismës u bëri thirrje edhe prindërve që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, sipas tij, ekzekutivi merr përsipër gjetjen e vendeve të punës.
“Ju kisha lutë prind, çoni djemtë dhe vajzat në shkolla profesionale. Ata që kanë vendosë me marrë drejtime është tjetër gjë. Unë po flas për disa që kanë mbete për rrethana të ndryshme pa kryer shkollë, ende ka kohë. Ne e marrim përsipër me iu gjete vendin e punës për atë zanat që po e merrni. Ka shumë që thonë se nuk kemi njerëz profesional për punë, nga ana tjetër kemi papunësi. Kjo situatë duhet me ndryshuar”, shtoi Limaj.
Në anën tjetër, Albert Maxhuni, kryetar i rinisë së Nisma Socialdemokrate në Drenas, ftoi te gjithë të rinjtë që të bashkohen në nismë për të fuqizuar rolin e tyre në Drenas dhe Skenderaj.
Ndërsa, kryetar i rinisë së Nisma-s në Skenderaj Jehon Kadriu, tha se po përkrahin vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, teksa tha se do të vazhdojnë t’i përkapin produktet vendore duke refuzuar ato serbe.