Limaj: E kam nxjerrur Kosovën prej lloçi, do të mbahem mend për këtë

Fatmir Limaj – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në politikë do të mbahet mend që të ndihen krenarë nipërit dhe mbesat e tij. Limaj në Politiko, i pyetur se për çka do të mbahet mend, ai tha për projektet madhore që i ka bërë për Kosovën, raporton Gazeta10. “Qysh more për çka? Paj,…

Lajme

22/09/2022 21:11

Fatmir Limaj – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në politikë do të mbahet mend që të ndihen krenarë nipërit dhe mbesat e tij.

Limaj në Politiko, i pyetur se për çka do të mbahet mend, ai tha për projektet madhore që i ka bërë për Kosovën, raporton Gazeta10.

“Qysh more për çka? Paj, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit, t’i kam ndërtu autostradat, projekte madhore të paimagjinueshme në këtë vend, revulucion infrastrukturor e zhvillimor të këtij vendi”, ka thënë ai në Kanal10.

Limaj në Qeverinë Thaçi kishte shërbyer si ministër i Infrastrukturës.