Limaj e Ahmeti sot takojnë ekipin e Mogherinit

Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, sot do të takohen në Bruksel me një ekip të kabinetit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Lajme

29/01/2019 08:18

Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen sot në Bruksel me një ekip të kabinetit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me modalitetet e mëtejshme se si do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë  e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” bashkëkryesuesi i këtij ekipi Fatmir Limaj, i cili ka thënë se në këtë takim nga pala kosovare do të marrin pjesë vetëm ai dhe bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti.

“Në takim do të jemi vetëm unë dhe Shpend Ahmeti. Do të takohemi me përfaqësues të zyrës së Frederica Mogherinit për të biseduar për modalitetet e vazhdimit të dialogut. Më tepër është një takim për të biseduar për modalitetet e mëtutjeshme si do të zhvillohet dialogu”, ka thënë Limaj.