Limaj: Duke nderuar familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorë e vendit

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz ka bërë edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me drejtues të tjerë të kësaj partie.

Lajme

06/03/2015 11:57

Limaj ka thënë me këtë rast se duke nderuar Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari, nderojnë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Ndërkohë, qytetar të shumtë po vazhdojë të vizitojnë Kompleksin Memorial në Prekaz, më shenjë nderimi të sakrificës së familjes Jashari, për lirinë e vendit.