Limaj: Amendamentet që janë sjellë për t’u votuar në Kuvend është suprimim i Kushtetutës

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se shtyrja e seancës është shenjë se koalicioni qeveritar nuk ka mundur t’i bindë deputetët të votojnë kundër vullnetit të tyre dhe qytetarëve të vendit.

Lajme

29/05/2015 18:08

“Në Parlament ka njerëz me dinjitet që e dinë se sovraniteti është i paprekshëm. Deputetët duhet të qëndrojnë me dinjitet dhe mos ta lejojnë veten të bëhen argat të dikujt për ta prekur sovranitetin e shtetit”, ka thënë Limaj. Me amendamentet që ka sjellë qeveria, sipas kreut të Nismës është suprimimi i Kushtetutës së vendit.

Sot paradite ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën ishte paraparë të votoheshin ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.