Lille shpjegon arsyen pse Zhegrova nuk do luajë ndaj Marseille

Sonte (e diele) është duke u zhvilluar derbi francez mes Marseille dhe Lilles.

Sport

16/01/2022 21:02

Sidoqoftë, në formacionin bazë apo edhe në bankinë, nuk ishte emri i ylli së Kosovës, Edon Zhegrova, që para disa ditëve kompletoi kalimin te Lille, transmeton lajmi.net.

Edhe pse mendohej që Zhegrova do debutonte ndaj Marseille, kjo gjë nuk do ndodh ngase futbollisti nuk është i regjistruar te skuadra franceze.

“Edon Zhegrova që udhëtoi me grupin nuk ishte regjistraur për të luajtur ndeshjen”, shkroi klubi në “Twitter”.

Kësisoj, kosovari pritet të debutojë në takimin e radhës që është në kuadër të Kupës së Francës./Lajmi.net/