Lil Wayne, tatuazh në gjuhën arabe

Njëri ndër reperët më të mirë në historinë e këtij zhanri, Lil Wayne ka vazhduar të mbulojë me tatuazhe fytyrën e tij, pasi kësaj radhe e ka bërë një të ri në gjuhën arabe.

ShowBiz

24/12/2014 23:51

Disa ditë më parë, Lil Wayne ka bërë një tatuazh të ri mbi syrin e majtë, duke shkruar në gjuhën arabe.

Tatuazhin ai e ka bërë në San Clemente, nga profesionisti i kësaj pune me nofkën ‘Spider’.

Mediat ende nuk e kanë treguar kuptimin e këtij tatuazhi, edhe pse të gjithë raportojnë se ai është në gjuhën arabe. Lil Wayne ende nuk ka raportuar diçka rreth kuptimit të këtij tatuazhi.