Ligue 1 nis më 22 gusht sezonin e ri

LFP komunikoi këtë të enjte kalendarin për sezonin 2020/2021 Ligue 1.

Sport

09/07/2020 18:29

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 22 dhe 23 gusht. transmeton lajmi.net.

PSG pret Metz, ndërsa ndeshja hapëse e sezonit nuk dihet ende.

Për shkak të Ligës së Kampionëve orari i ndeshjeve nuk është konfirmuar ende, për shkak se PSG dhe Lyon ende janë pjesë e këtij kompeticioni.

Reims i Arbër Zenelit përballet në udhëtim te Monaco në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/