Ligjvënësit britanik mbajnë seancë të jashtëzakonshme për krizën e refugjatëve

Parlamenti britanik sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për krizën e refugjatëve në Evropë e cila, siç theksohet, është më e madhja që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Bota

08/09/2015 13:43

Caktimi i seancës me siguri pasoi pasi që dje kryeministri britanik, David Cameron njoftoi se Britania e Madhe në pesë vitet e ardhshme nga kampet e refugjatëve në Turqi, Jordani dhe Liban do të pranojë 20 mijë refugjatë sirianë.

Cameron gjithashtu vuri në dukje se do të vazhdojë me një qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Britani të Madhe.

Vendimi për thirrjen e seancës u publikua në e-mailin i cili është dërguar të gjithë atyre të cilët ditëve të kaluara në vend nënshkruan peticionin duke kërkuar nga qeveria të pranojë më shumë refugjatë në Britani të Madhe. Peticionin, deri më sot, e kanë nënshkruar 430.000 njerëz. Anadolu Agency .