Ligji për Trepçën pritet të miratohet sonte

Gjate ditës së sotme, në Kuvendin e Kosovës, është votuar për Ligjin e Trepçës, ndërsa aktualisht seanca pritet të vazhdojë.

Lajme

07/10/2016 23:23

Deputetet janë në pritje të përfundimit të leximit të projektligjit, i cili kaloi në parim, leximin e parë respektivisht, njofton Klan Kosova.

Kanë kaluar disa nga amandamentet e propozuara, megjithatë disa nga amendamentet, kryesisht të propozuara nga Vetëvendosje, nuk kanë kaluar.

Ligji aktualisht është duke kaluar në komisione të ndryshme, pastaj do të dërgohet në leximin e dytë.

Vonesat kryesisht janë për shkak të punës së ngadaltë të komisioneve.