Ligji i ri që ndalon abortin, Trump thyen heshtjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thyer heshtjen përmes Twitter duke nënvizuar pikëpamjet e tij “pro-jetës” lidhur me polemikat rreth ndalesës së abortit me ligj në disa shtete të SHBA-së.

Bota

19/05/2019 13:22

Trump tha se ai është kundër abortit përveç në rastet kur ka dhunim, incest, apo komplikime serioze të jetës së nënës.

Këto deklarata vijnë pas miratimit të një ligji që ndalon abortin në të gjitha rastet në Alabama.

Të dielën janë paralajmëruar protesta kundër këtij ligji, siç e quajnë, diskriminues.

Mbështetësit e ndalesës së Ligjit kundër abortit në Alabama, thanë se presin që ky ligj të shkojë në Gjykatën Supreme.

Gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera në SHBA janë duke punuar në miratimin e Ligjit të ri për abortin.

Me dy emërimet e fundit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, tashmë Gjykata e Lartë përbëhet prej një shumice të gjyqtarëve konservatorë.

Mjekët mund të përballen me 10 vjet burg për përpjekje për të ndërprerë një shtatzëni dhe 99 vjet për kryerjen e procedurës.

Një grua që kryen abort nuk do të gjykohet penalisht. Sipas këtij projektligji, aborti do të lejohet vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik serioz./rel