Ligjet e Kosovës në Jug e në Veri

Kryeministri Hashim Thaçi thotë se të gjithë kryetarët e zgjedhur do ta respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Sipas tij, të gjithë kryetarët e komunave do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.

Lajme

18/12/2013 12:54

Kryetarët e rinj nëpër të gjitha komunat e vendit do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.

Kështu u zotua në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi.

“Dëshiroj edhe njëherë të konfirmoj se edhe unë si Kryeministër i vendit edhe Qeveria e Kosovës. ju ftoj edhe juve si ministra, që të ofroni bashkëpunimin më të mirë të mundshëm për të gjithë kryetarët e komunave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Është shumë me rëndësi që organizimi i zgjedhjeve edhe në veri të vendit, ka shkuar plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

“Mund të them se nga të gjitha takimet me kryetarët e komunave, të spektrit të ndryshëm politik por edhe etnik, shprehet gatishmëria dhe zotim i plotë që të bashkëpunohet ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Kryetarët e rinj që janë zgjedhur, në veri dhe jug, do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, mbi të cilat edhe janë zgjedhur”.

“Dëshiroj t`ju informoj edhe njëherë se pas përmbylljes me sukses të zgjedhjeve lokale 2013, organizimit të zgjedhjeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj në komunat e Kosovës, si Kryeministër i vendit jam duke zhvilluar takime me shumicën e kryetarëve të komunave të spektrit të ndryshëm politik por edhe atij etnik, të hapësirës të gjithë territorit të Republikës së Kosovës”.

“Në këtë drejtim do të kemi një intensifikim konkret të punëve në fillim të vitit 2014 pasi që kryetarët edhe të kalojnë procedurat e betimit dhe marrjes së përgjegjësive adekuate”.

\"mbledhja