Ligat me rrogat më të mëdha në botë (Foto)
Premierliga është liga që paguan më së tepërmi futbollistët. Kjo është e pritshme. Por, befasia qëndron tek pozita e tretë ku Serie A gjendet para La Ligës.

Sport
Nuk kishim dyshime, Premierliga e Anglisë është liga ku përfitohet më së tepërmi nëse jeni futbollist profesionist. Mjafton të shikoni këtë renditje dhe do t’i kuptoni të gjitha.
Një futbollist i Premierligës përfiton mesatarisht 2.7 milionë euro në vit, ose 54 mijë euro në javë.
Dhe, ata gjenden larg para ligave tjera ku në vend të dytë gjendet Bundesliga.
Në elitën e futbollit gjerman, një futbollist përfiton rreth 35.30 euro në javë. Por, është interesant fakti se në pozitën e tretë nuk është La Liga por Serie A, edhe pse dallimi është mjaft i vogël.