Liga e Parë: Nëse klubet vonohen edhe një javë në testet mjekësore, humbin ndeshjen në tavolinë!

Federata e Futbollittë Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se Komisioni i Garave të Ligës së Parë të Kosovës ka shtyer llimin e kampionatit për shkak se disa klube nuk i kanë kryer ende kontrollet mjekësore të lojtarëve.

Sport

19/09/2020 09:38

Kjo ka bërë që Liga e Parë, e paraparë të nis një javë më vonë se Superliga të shtyhet për një datë tjetër, ndërsa FFK ka bërë të ditur se fundi i javës tjetër është afati i fundit për të dërguar dokumentacionin e kontrolleve të kryera mjekësore.

Në rast se skuadrat nuk do t’i bëjnë ato, atëherë ndeshjet e parapara do t’i humbin me rezultat zyrtar.

“Komisioni i Garave ka vendosur ta shtyjë llimin e kampionatittë ri në Ligën e Parë për shkak se disa klube nuk i kanë kryer ende kontrollimet mjekësore. Në rast se klubet nuk i kryejnë kontrollimet mjekësore deri javën tjetër, atëherë ndeshjet do t’i humbin me rezultat zyrtar,” ka bërë të ditur FFK-ja. /Lajmi.net/