Liga e Kombeve: Kosova e Shqipëria bashkë në Ligën C

Suksesi i treguar në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve ka bërë që Kombëtarja e Kosovës në futboll të ngritet në Ligën C të Kombeve.

Sport

25/09/2019 10:22

Kosova kishte fituar grupin e saj në Ligën D dhe ky sukses ka bërë që të ngritët për një Ligë.

Në Ligën C ndodhen edhe kombëtaret e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Estonisë, Armenisë, Sllovenisë, Azerbajxhanit, Malit të Zi, Bjellorusisë, Lituanisë, Kazakistanit, Gjeorgjisë, Qipros, Luksemburgut dhe Moldavisë.

Në shortin që hidhet në mars të vitit 2020, Kosova mund të bie në grup edhe me Shqipërinë. Grupet përbëhen nga katër kombëtare. /Lajmi.net/