Liga e Kombeve, ‘Final Four’: Italia përballet me Spanjën, Holanda me Kroacinë

Janë mësuar katër skuadrat që do të luajnë në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve. Dje janë luajtur ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve dhe është mësuar edhe skuadra e fundit që ka kaluar në Ligën e Kombeve. Spanja, me një fitore ndaj Portugalisë, arriti të siguronte biletën për këtë fazë.…

Sport

28/09/2022 09:01

Janë mësuar katër skuadrat që do të luajnë në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve.

Dje janë luajtur ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve dhe është mësuar edhe skuadra e fundit që ka kaluar në Ligën e Kombeve.

Spanja, me një fitore ndaj Portugalisë, arriti të siguronte biletën për këtë fazë.

Kombëtarja e drejtuar nga Luis Enrique do të ketë punë me kombëtaren e Italisë, në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Kroacia do të ketë punë me ‘Tulipanët’ e Holandës.

Vendi se ku do të zhvillohet ‘Final Four’ s’është caktuar akoma, për UEFA synon t’ia delegojë Holandës.

Gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor të vitit 2023. Fituesit takohen në finalen e 18 qershorit. /Lajmi.net/