Liga e Kombeve: Bernardo më i miri, De Jong më premtuesi

Portugalia është shpallur kampion në Ligën e Kombeve, duke mposhtur kombëtaren e Holandës në finale.

Sport

10/06/2019 09:43

Edhe dy lojtarët që fituan çmimet individuale ishin pikërisht nga këto dy kombëtare; Bernardo Silva e Frenkie de Jong.

Ylli i Portugalisë që luan me Manchester City, Bernardo Silva, është stolisur me çmimin lojtari më i mirë i kompeticionit, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, mesfushori i Holandës që së fundmi ka nënshkruar me Barcelonën, Frenkie de Jong, është shpallur si lojtari më i mirë i ri i kësaj gare.

Paraqitje të mira në Ligën e Kombeve pati edhe Cristiano Ronaldo, i cili në gjysmëfinale realizoi het trik kundër Zvicrës, por në fund shoku i skuadrës së tij, Silva, ishte ai që morri epitetin e më të mirit. /Lajmi.net/