Liga e Kampionëve: Të nominuarit nga UEFA për çmimin e lojtarit më të mirë për secilën pozitë

UEFA ka zbuluar listat me emrat e nominuar për çmimet e më të mirëve.

Sport

17/09/2020 16:43

UEFA do të zgjedh portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Sigurisht, para ceremonisë, UEFA ditë më herët zbulon listat me emrat e nominuar për secilin çmim.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të nominuarit për secilën pozitë.

Portieri më i mirë, të nominuarit: Keylor Navas, Manuel Neuer, Jan Oblak

Mbrojtësi më i mirë, të nominuarit: David Alaba, Alphonso Davies, Joshua Kimmich

Mesfushori më i mirë, të nominuarit: Thiago Alcantara, Kevin De Bruyne, Thomas Muller

Sulmuesi më i mirë, të nominuarit: Robert Lewandowski, Kylian Mbappe, Neymar

Vërehet qartë se dy finalistët e Ligës së Kampionëve dominojnë edhe listat me lojtarët e nominuar. /Lajmi.net/