Liga e Kampionëve në sezonin e ardhshëm nëse ligat do të përfundonin tani

UEFA ka konfirmuar se skuadra pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës këtë sezon, do të jenë sipas ''meritave sportive''.

Sport

23/04/2020 18:18

Nëse kampionatet do vendosnin përfundimin, me renditjet aktuale, emrat e 24 skuadrave që do të siguronin fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të dihen.

Gjysma e këtyre skuadrave do të ishin sërish pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, duke përjashtuar Atletico Madridin, Napolin dhe Lyon.

Katër ligat kryesore do të përfaqësoheshin me nga katër ekipe, dy ekipe do të shkonin nga Franca dhe Rusia, dhe nga një nga belgët, portugezët, rusët, turqit dhe ukrainasit, përcjell lajmi.net.

Gjithsej 24 ekipe do t’i kishin vendet e siguruara, dhe tetë tjera do të vinin nga kualifikimet.

Angli: Liverpool, Man City, Leicester City, Chelsea

Itali: Juventus, Lazio, Inter, Atalanta

Spanjë: Barcelona, Real Madrid, Sevilla, Real Sociedad

Gjermani: Bayern Munich, Dortmund, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach

Francë: PSG, Marseille

Rusi: Zenit, Lokomotiva e Moskës

Belgjikë: Club Brugge

Portugali: Porto

Turqi:  Trabzonspor

Ukrainë: Shakhtar Donetsk

/Lajmi.net/