Liga e Kampionëve: Lavdia e futbollit spanjoll në duart e Barcelonës

Futbolli spanjoll tashmë ka të gjitha shpresat te skuadra e Barcelonës.

Sport

13/08/2020 23:50

Barcelona do të luajë ndeshjen çerekfinale kundër Bayern Munich, në Lisbonë.

‘Blaugranat’ janë skuadra e vetme nga La Liga që tashmë janë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe mund të sigurojnë gjysmëfinalen.

Nëse Barca dështon të fitojë ndaj Bayern Munich, atëherë do të ishte hera e parë nga viti 2007 që Liga e Kampionëve gjen gjysmëfinalet pa një skuadër spanjolle, përcjell lajmi.net

Duhet pasur parasysh se në ndeshjen Barcelona – Bayern Munich skuadër favorite qëndron ajo nga Bundesliga, gjithnjë nëse mund të flitet për favoritët në këto nivele.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të vazhdojë prezencën e skuadrave të La Liga nëpër gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/