Liga e Kampionëve: Ky mund të jetë grupi i vdekjes edicionin e ardhshëm

Ky edicion në Ligën e Kampionëve sapo ka përfunduar dhe trofeu i ka takuar skuadrës së Liverpool, e cili pati një edicion të jashtëzakonshëm.

Sport

03/06/2019 16:45

‘The Reds’ arritën që të mposhtin skuadrën e Tottenham Hotspur me rezultatin 0:2 në finalen e madhe të ‘Wanda Metropolitano’ për të fituar titullin e gjashtë në histori të klubit.

Tashmë, gjithë vëmendja kalon tek edicioni i ardhshëm i kësaj gare, garë kjo që konsiderohet si më prestigjiozja në futbollin evropian.

Katër vazot janë ndarë (akoma jo të plotësuara) duke lënë të kuptohet se cili mund të jetë grupi i vdekjes.

Vazoja e parë është gjithmonë ajo që mban emrat e kampionëve dhe këtë vit mbushet nga: Liverpool, Chelsea, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, PSG, Barcelona dhe Zenit.

Në vazon e dytë tashmë janë gjashtë skuadra: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shakhtar dhe Tottenham Hotspur.

Vazoja e tretë aktualisht përbëhet nga: Bayer Leverkusen, Red Bull Salzburg, Valencia dhe Inter.

Kurse në vazon e katërt qëndrojnë Atalanta dhe Lille.

Lyon, Lokomotiva e Moskës, Genk, Galatasaray, Leipzig dhe Benfica nuk njohin akoma vazot e tyre.

Por, cili do të ishte grupi i vdekjes? Sipas ‘ESPN’, një nga të mundshmit do të ishte me Liverpool, Real Madrid, Inter dhe Leipzig, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, mundësi të ndryshme mbesin të hapura duke krijuar variacione të ndryshme që do të mund të sillnin grupe edhe më interesante. /Lajmi.net/