Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Liga e Kampionëve do të zhvillohet në korrik dhe gusht

14:07 | 1 Prill 2020

Fazat e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkatërrojë kalendarin e futbollit.

Dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për në qershor ka të ngjarë të shtyhen deri në vjeshtë për të liruar rrugën për përfundimin e sezonit 2019/20.

Masa vjen, sipas televizionit gjerman ZDF, përpara konferencës s fundit të UEFA-s që do të zhvillohet sot, përcjell lajmi.net.

Kësisoj, organizata e futbollit evropian është e vendosur që ky sezon të përfundojë – çfarëdo qoftë kostoja ekonomike apo faktorë të tjerët.

Kampionatet dhe kompeticionet evropianë për klube pritet të zhvillohen deri në fund të gushtit. /Lajmi.net/