Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës me formatin ‘Final Eight’

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës mund të ndryshojnë format.

Sport

12/06/2020 08:00

Suspendimi i futbollit nga pandemia Covid-19 ka bërë që kompeticionet më prestigjioze në botën e futbollit të ndryshojnë orar por edhe format.

‘Bild’ shkruan se Lisbona jo vetëm se do të organizojë finalen, por të gjitha ndeshjet e mbetura nga çerekfinalja e tutje, transmeton lajmi.net.

Kështu, Juve – Lyon dhe Barca – Napoli do të luhen në vendet ku planifikohej më parë (Torino, Barcelona), kurse ndeshjet tjera do të luhen në formatin ‘Final Eight’.

I njëjti format do të përdoret edhe në Ligën e Evropës (Gjermani), si dhe në Ligën e Kampionëve për vajza (Spanjë).

Ndërsa, sa i përket Superkupës së Evropës, ajo pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest. /Lajmi.net/