Liga e Holandës i bën favor Ajaxit, shtyhet komplet xhiroja para ndeshjes me Tottenham

Skuadra e Ajax Amsterdam është në rrugë të mirë për të bërë befasinë më të këndshme në vitet e fundit.

Sport

18/04/2019 19:09

Holandezët e udhëhequr nga Eric Ten Hag kanë arritur që me sukses të kalojnë edhe pengesën e quajtur Juventus, për të prekur fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Para se të përballeshin me ‘Zonjën e vjetër’, skuadra nga Amsterdami u përkujdes që të eliminonte kampionët në fuqi të kësaj gare, Real Madrid.

Tashmë, në gjysmëfinale, Ajax do të ketë punë me skuadrën e Tottenham Hotspur dhe për këtë përballje, në ndihmë skuadrës po i del edhe liga e Holandës, Eredevisie’.

Para ndeshjes që do të luhet pas dy javësh, Federata e Futbolli të Holandës (KNVB) ka vendosur që të shtyhet e tërë xhiroja para ndeshjes së Ajax kundër Tottenham, përcjell lajmi.net.

Kështu, Eric Ten Hag do të duhet të mendojë vetëm për ndeshjen që luhet në Ligën e Kampionëve, duke lënë anash taktikat për ndeshjet e kampionatit.

Ajax pra o të ketë në dispozicion një vikend të plotë për përgatitjen ‘anti – Tottenham’, në mënyrë që të paraqitet sa më mirë në këtë ndeshje.

Holandezët luajnë në këtë fazë për herë të parë nga viti 1996 dhe po kujdesen që të lënë gjurmët e tyre.

Në rast se ata arrijnë kualifikimin në finale, aty do të kenë përballë fituesin e çiftit Liverpool – Barcelona. /Lajmi.net/