Liga e Evropës: Rangers kafshatë e lehtë për Leverkusen – ‘Aspirinat’ në 1/8-ën e finales

Ashtu siç edhe pritej, Bayer Leverkusen ka siguruar biletën për 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës.

Sport

06/08/2020 20:48

Bayer Leverkusen ka përforcuar fitoren e ndeshjes së parë kundër Rangers, për të kaluar në fazën tjetër të garave të Ligës së Evropës.

‘Aspirinat’ kanë fituar sot 1:0 në ‘BayArena’, për të çuar rezultatin final në 4:1, shkruan lajmi.net.

Skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard ishte e paaftë të bënte më shumë kundër gjermanëve, duke i dhënë kështu aventurës në Evropë.

Leverkusen në anën tjetër vazhdon rrugëtimin me synimin që të fitojë trofeun e dytë më prestigjioz në futbollin evropian për klube. /Lajmi.net/