Liga e Evropës: Napoli triumfon në udhëtim kundër Sociedad, Rrahmani ‘ngroh stolin’
Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Real Sociedad.

Sport
Skuadra e Gennaro Gattuso mori tri pikët e para në Ligën e Evropës, me fitoren e sontme, shkruan lajmi.net.
Ishte goli i Matteo Politano në minutën e 56’ që i siguroi tri pikë italianëve.
Italianët administruan shumë mirë epërsinë deri në fund të takimit, edhe pse në minutën 93′ mbeten pa një lojtar (Osimhen karton i kuq), për të shkuar kështu në kuotën e tri pikëve.
Me tri pikë mbetet edhe Real Sociedad që në këtë ndeshje futeshin si liderët e grupit.
Kujtojmë se as në këtë ndeshje nuk pati minuta për Amir Rrahmanin. /Lajmi.net/