Liga e Evropës: Man Utd vazhdon tutje

Manchester United ka mposhtur 2:1 Laskun për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Sport

05/08/2020 22:53

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer këtë ndeshje e nisi pa presionin e rezultatit, pas ndeshjen e parë e kishte fituar 5:0.

Në fakt, mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, kur në minutën e 55’, Philipp Wiesinger, shënoi për 0-1.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi Jesse Lingard dy minuta më vonë, barazoi për 1:1.

Për fitoren e Manchester United shënoi Anthony Martial, në minutën e 88’./Lajmi.net/