Liga e Evropës: Liverpooli fiton në udhëtim, Xhaka asiston në fitoren e thellë, triumf arrinë edhe Roma

Kanë përfunduar një pjesë e ndeshjeve të para të fazës së grupeve në Ligën e Evropës. Liverpooli ka triumfuar 1:2 në udhëtim te LASK, në kuadër të Grupit E. Nunez në minutën e 56-të, Diaz në minutën e 63-të dhe Salah në të 88-tën minutë ishin realizatorët e golave të fitores për “Të Kuqtë”. Golin…

Sport

21/09/2023 20:44

Kanë përfunduar një pjesë e ndeshjeve të para të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Liverpooli ka triumfuar 1:2 në udhëtim te LASK, në kuadër të Grupit E. Nunez në minutën e 56-të, Diaz në minutën e 63-të dhe Salah në të 88-tën minutë ishin realizatorët e golave të fitores për

“Të Kuqtë”. Golin për vendasit e shënoi Flecker në minutën e 14-të.

Tri pikë të plota ka arkëtuar edhe Roma në udhëtim te Sheriff Tiraspoli. Roma fitoi 1:2.

Golin e parë për “Giallorossi” e shënoi Paredes në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Vendasit barazuan në minutën e 57-të.

Lukaku i siguroi triumfin Romës me golin e minutës së 65-të.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka me bashkëlojtarë triumfuan kundër Hacken 4:0.

Xhaka asistoi në golin e dytë për Bayer Leverkusenin në minutën e 16-të. Reprezentuesi zviceran luajti titullar ndërsa u zëvendësua në mintuën e 77-të./Lajmi.net/