Liga e Evropës: Benfica dhe Slavia Prague janë dy skuadrat e fundit që prekin çerekfinalen

Janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit çerekfinaliste në Ligën e Evropës këtë edicion.

Sport

14/03/2019 23:36

Benfica dhe Slavia Prague kanë prerë dy biletat e fundit që dërgojnë në fazën çerekfinale, në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evropë.

Benfica, pas humbjes së pësuar në Zagreb, ka arritur që me sukses të përmbysë rezultatin para tifozëve të vet, në një dramë 120 minutëshe.

Portugezët arritën që lojën e rregullt ta mbyllin me epërsi minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Jonas.

Në vazhdime (extra time), ishte Ferro i cili në minutën e 94 dhe Grimaldo në minutën 105 që i siguruan Benficës pjesëmarrjen në çerekfinale.

Në anën tjetër, një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/16-ës është zhvilluar mes Slavia Prague dhe Sevillas.

Pas ndeshjes së parë që ishte mbyllur 2:2 në Sevilla, në Pragë patëm një ‘rrebesh’ golash, ku ndeshja u mbyll 4:3, pas 120 minutave lojë.

Ben Yedder, Munir El Haddadi dhe Vazquez ishin lojtarët që shënuan për Sevillën. Ngadjui, Soucek dhe van Buren dhe Kjaer me një autogol, realizuan për vendasit.

Pra, me rezultatin final 6:5. Pra, një gol i minutës së fundit dërgon tutje skuadrën e Slavia Prague. /Lajmi.net/