Liga e Evropës: Arsenal fiton në udhëtim kundër Olympiacos

Arsenal ka shënuar fitore të vështirë por shumë të vlefshme kundër Olympiacos.

Sport

20/02/2020 22:54

Udhëtimi i ‘Gunners’ në Greqi ishte i vështirë, por në fund ishte i suksesshëm, shkruan lajmi.net.

Arsenal arriti të mposht skuadrën e Olympiacos me rezultatin minimal 0:1, për t’i lehtësuar vetes punë për ndeshjen e kthimit.

‘Gunners’ arritën të gjenin golin tek në minutën e 81’, me anë të Alexandre Lacazette.

Goli i francezit ishte vendimtar për këtë takim, duke vendosur fituesin, dhe duke lehtësuar punët e Arsenal për ndeshjen e kthimit që luhet në ‘Emirates’. /Lajmi.net/