Liga e Evropës: Arsenal fiton me lehtësi ndaj Dundalk

Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore të lehtë në përballjen me Dundalk.

Sport

29/10/2020 22:50

‘Gunners’ kanë fituar në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, kur në terrenin e tyre u kontestuan nga Dundalk.

Lojtarët e Mikel Arteta arritën të shënonin tri gola për të arkëtuar tri pikët, shkruan lajmi.net.

I pari që gjeti rrjetën ishte Nketiah, me golin e shënuar në minutën e 42’ të takimit.

Vetëm dy minuta më vonë golin e gjeti edhe Willock, për të çuar Arsenalin më të qetë në pushim.

Rezultatin final e vulosi Nicolas Pepe, me golin e shënuar një minutë pas fillimit të pjesës së parë.

Me këtë fitore Arsenal shkon në gjashtë pikë për pozitën e parë, kurse Dundalk mbetet pa pikë edhe pas xhiros së dytë. /Lajmi.net/