Liga e Evropës – Antwerp shokon Tottenhamin, i merr tri pikët
Antwerp ka bërë befasinë e madhe në kuadër të Ligës së Evropës.

Sport
Skuadra belge, Antwerp, ka marrë tri pikë të arta në xhiron e dytë të grupeve në Ligën e Evropës, duke fituar ndaj Tottenham Hotspur.
Ishte vetëm një gol që vendosi fatin e këtij takimi, ku favoritët padyshim ishin mysafirët, shkruan lajmi.net.
Refaelov ishte ai që vulosi fatin e takimit, duke shënuar golin e minutës së 29’.
Totetnham provoi deri në fund por nuk arritën të shkrijnë dot epërsinë e belgëve.
Kështu, Tottenham mbetet me tri pikë, kurse Antwerp shkon në kuotën e gjashtë pikëve si lidere e grupit. /Lajmi.net/