Lidhjet e gjyqtarit Florit me sekserin e tij

Abedin Muzliaj mund të ishte dënuar me shumë vjet burgim, po të mos gjykohej nga gjyqtari italian Francesco Florit. Vetëm 18 muaj burgim me kusht ia kishte dhënë atij për dy vepra penale: shpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim.

Lajme

11/11/2014 08:06

Hetuesi nga Banja e Pejës ishte zënë në flagrancë duke marrë ryshfet nga babai i një të riu të vrarë në rrethana të pasqaruara me pretendimin se i duheshin 10 mijë euro për të paguar “informatorë”, shkruan Koha Ditore.

Por, pasi kishte marrë gjysmën e parave dhe kishte kërkuar gjysmën tjetër, ai ishte denoncuar dhe arrestuar.

Kur Prokuroria kishte ngritur aktakuzë, kishte qëlluar ta gjykonte gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit.

Folirt kishte vendosur që policin ta dënonte vetëm me 18 muaj burgim dhe ta detyronte që t’ia kthente paratë viktimës Zef Toplanaj, nga Klina.

Florit asokohe ishte kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

“Ai kishte vendosur vetë si kryetar i Asamblesë që ta gjykonte këtë rast, ta gjykonte pikërisht vëllanë e gruas  së sekserit Ejup Kamberi, i cili është zbuluar nga përgjimet telefonike se kishte ndërmjetësuar për të mbyllur dy raste të korrupsionit, atë kundër Ilir Tolajt dhe Fatmir Limajt, derisa vendimi ishte nënshkruar nga zëvendësi i tij, Van Crean”, shkruan ndër të tjera KD.