Lidhja e Rihannës dhe DiCaprios po bëhet serioze

Edhe pse çifti ende nuk ka bërë ndonjë konfirmim se janë në lidhje, sipas mediave të huaja këngëtarja Rihanna dhe aktori Leonardo Di Caprio, po mendojnë që lidhjen e tyre ta çojnë një hap më tej

ShowBiz

22/01/2015 15:51

Mediat e huaja shkruajnë se të dy dëshirojnë të çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Sipas ‘Hollywood Life, këngëtarja 26-vjeçare Rihanna dëshiron të shkojë së bashku me aktorin 40-vjeçar Leonardo Di Caprio në Barbados dhe të takojë familjen e saj. Njëjtë raporton edhe portali ‘Online’. Transmeton lajmi.net

Ndryshe tash e disa ditë po qarkullojnë thashetheme se ata janë në një lidhje dashurie, madje kohëve të fundit janë kapur shpesh edhe nga paparacët bashkë. Lajmi.net