Lideri suprem iranian akuzon amerikanët

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei e ka kritikuar letrën e senatorëve republikanë nga SHBA-të përmes së cilës ata janë kërcënuar se do ta anulojnë një marrëveshje të SHBA-ve me Teheranin për programin e saj bërthamor.

Bota

12/03/2015 17:11

Khamenei ka thënë sot në Teheran se sa herë arrihet progres në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që po e negociojnë programin bërthamor të Iranit, zyrtarët amerikanë bëhen më të “ashpër, të fuqishëm dhe më të vrazhdë”, transmeton REL.

Senatorët republikanë, përmes letrës së tyre kanë paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje me presidentin Obama mund të ndryshohet pasi ai ta përfundojë mandatin, më 2017.