Lideri iranian kërkon unitet ndërmjet shiitëve dhe sunitëve
Presidenti i Iranit, Hasan Rohani u ka bërë thirrje myslimanëve shiitë dhe sunitë që t’i kapërcejnë dallimet e mëdha përçarëse.

Bota
Në hapje të Konferencës Ndërkombëtare për Unitetin Islam në Teheran, të mërkurën Rohani kërkoi që “të gjitha besimet myslimane” ta fillojnë “bashkëpunimin praktik” me qëllim të arritjes së unitetit dhe solidaritetit.
Kjo konferencë po bëhet në periudhën e dhunës së intensifikuar sektare ndërmjet myslimanëve sunitë dhe shiitë, nga Lindja e Mesme e deri në Pakistan.
Tensionet janë shtuar me rritjen e grupit militant, Shteti Islamik, që udhëhiqet nga sunitët, i cili konsideron se shiitët janë të pafe, tradhtarë dhe jomyslimanë.