Lideri i VV-së: Zgjidhja është rruga dhe protestat (video)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili për dallim nga anëtari tjetër i bllokut opozitar Ramush Haradinaj refuzoi t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga për takim me Isa Mustafën e Hashim Thaçin, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka thënë se dalja nga kriza politike duhet të kërkohet në rrugë dhe përmes protestave.

Lajme

08/02/2016 15:50

Ymeri ka thënë se se sot u dëshmua se kjo qeveri nuk po e merr parasysh kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, dhe pas kësaj zgjidhja e vetme mbet rruga e protestës, raporton lajmi.net.

Sipas tij, shkaktarët e krizës janë Mustafa e Thaçi, dhe Qeveria nuk duhet të shpresojë që do të ketë marrëveshje e cila do t’i mbajë ata në pushtet.

Ymeri ka vlerësuar se takimet e tilla janë të dëmshme, dhe se nuk mund të ketë zgjidhje me dyer të mbyllura.

Sa i përket pjesmarrjes së Haradinajt në takimin e thirrur nga presidentja, dhe mundësisë së mospajtimeve në bllokun opozitar, Ymeri ka thënë se ata do të bashkëpunojnë deri në rrëzimin e kësaj qeverie. /lajmi.net

YouTube player