Lideri i Sektit të Koresë së Jugut po hetohet lidhur me infektimin e 2 mijë e 500 personave me koronavirus
Lideri i Sektit të Koresë së Jugut në qendër të shtetit me shpërthim të koronavirusit është ulur në gjunjë dhe është lutur për falje pasi autoritetet kanë nisur një hetim nën akuzat për vrasje.
Bota
“Mesia” i vetëshpallur Lee Man-hee ofroi një ‘”falje të sinqertë” dhe pranoi se shumë njerëz janë infektuar me koronavirus pas një shpërthimi në kishën Shincheonji.
88 vjeçari u ul dy herë në gjunjë për tu përkulur për tu lutur për faljen e qeverisë.
Kisha e fshehtë është e lidhur me më shumë se gjysmën e rasteve të virusit të Koresë së Jugut dhe është akuzuar se nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për shpërthimin, duke bërë që zyrtarët e Seulit të ngritin akuza.
“Ju lus për falje në emër tim sinqerisht dhe të gjithë anëtarëve”, tha Lee sot me zë të dridhur.
“Megjithëse nuk ishte qëllimi ynë ky. Ne bëmë përpjekjet tona maksimale por nuk mundëm të parandalonim të gjitha”, tha Lee.
Le insistoi që grupi “po bashkëpunonte në mënyrë aktive me qeverinë”, shkruan dailymail.
“Ne do të bëjmë më të mirën dhe të mos kursejmë mbështetjen njerëzore dhe materiale”, shtoi ai duke u ndalur herë pas here për të fshirë lotët nga sytë e tij ndërsa protestuesit e shanin atë.
Më shumë se gjysma e 4,000 rasteve të Koresë së Jugut kanë qenë të lidhura me kishën dhe numrat pritet të rriten më tej pasi 260,000 njerëz të lidhur me Shincheonji janë testuar pozitiv me virusin./KP