Lideri i opozitës turke sulmohet nga turma në një funeral

Lideri i partisë kryesore opozitarë në Turqi është sulmuar nga turma, ndërsa ai po ndiqte funeralin e një ushtari, i cili vdiq duke luftuar militantët kurdë.

Bota

21/04/2019 23:18

Kemal Kilicdaroglu, lider i Partisë Republikane të Popullit (CHP), u dërgua në një shtëpi të afërt nga forcat e sigurisë për t’u mbrojtur nga sulmet në drejtim të tij të dielën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Anadolu’, transmeton lajmi.net.

Konfirmimin mbi incidentin e kanë bërë edhe partia opozitare CHP.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaqte turmën duke shtyrë dhe goditur Klicdaroglu-n, i cili gjendej në mesin e turmës.

“Kilicdaroglu është në zyrat qendrore të partisë tashmë. Gjendja e tij shëndetësore është e rregullt”, e konfirmoi një zyrtar i partisë. /Lajmi.net/