Lideri dhe kampioni luajnë baras në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ka përfunduar pa fitues (0-0) ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Sport
Liderët e Superligës të mërkurën pasdite kanë pritur në Therandë skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.
Ndeshja e cila u zhvillua pa tifozë, ka përfunduar 0-0.
Rastin më të mirë të ndeshjes e patën mysafirët e Feronikelit, kur Mendurim Hoti ishte afër golit, por topi nga vija e portës e largoi Besnik Krasniqi.
Se cila skuadër do të kalojë në finale, do ta mësojmë pas ndeshjes së kthimit, që luhet në Drenas./Lajmi.net/