Liderët e Ballkanit: Po krijojmë një Ballkan të ri, jo Jugosllavi të re

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut diskutuan iniciativat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave.

Lajme

11/11/2019 17:26

Por ekonomistët kanë rezerva për mini-Shengenin, thotë DW. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçic kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave, me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE, ndërsa besoj, se edhe i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Union”, ka deklaruar Zaev duke lexuar deklaratën që u miratua.

Vucic sqaroi se nisma nuk asnjë qëllim tjetër përpos përfitimeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë të njerëzve mes shteteve të rajonit.

“Këtu nuk ka asnjë Jugosllavi, por vetëm jetë më të mirë për qytetarët tanë, më normale, më kualitative, e jo për konfrontime e urrejtje”, ka thënë ai.

Ndërsa Rama u ndal kryesisht në mospjesëmarrjen e Kosovës, e cila ishte ftuar në këtë takim. ai tha se e ka të paqartë mungesën e saje para se gjithash arsyetimin, se nuk mund të jetë pjesë e takimeve me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se Kosova në pesë e vitet e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën. Por Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike vlerëson se problemet ekonomike vështirë se do të zgjidheshin me Mini Shengen.

Sipas saj, shprehimisht Maqedonisë nuk i duhet një projekt i tillë pasi edhe për momentin shumë çështje për biznesin e transportit në rajon janë zgjidhur me marrëveshje ekzistuese. Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore Driton Iseni, vlerëson, se kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi. /tch